Ana suprizoi jo pak me zgjedhjen e Gracianos në takim.
Graciano është përshkruar si një tip i heshtur, e gjatë puntatave nuk është se është përfshirë në debate apo diskutim. Mirëpo me Anën ai zgjodhi të tregoi disa pjesë të karakterit të tij.
Graciano tha se është tip i qetë, i ndrydhur dhe i pëlqen që të qëndroj me shoqëri jo shumë të zgjeruar. Tha se nuk i pëlqen zhurma dhe parapëlqen vende të thjeshta. Ndërkaq, ky takim duket se “nxiti” xhelozinë e Fatjonit. Ai tha se nuk i duket normale që Ana të ledhatohet me të gjithë që del në takim.
Shtoi se nuk pëlqen që femra që ai të ketë në krahë të jetë kaq shumë e përkëdhelur, duke nënkuptuar se me Anën ndoshta nuk do të ketë ndonjë kimi. Ndërsa djemtë dhe opinionisti Arjan Konomi, i kujtuan Fatjonit se Ana ende nuk është e tija.
Top Channel