Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet
Nuk ka më ecje me dy këmbë, lojra me top apo kërcime përmes rrethit në flakë.
Franca ka vendosur të ndryshojë cirkun tradicional: jo më kafshë të egra brenda 2025. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për tranzicionin ekologjik, Barbara Pompili.
“Po ndërmarrim një seri masash për të favorizuar mirëqënien e kafshëve që nuk jetojnë në liri”.
Me reformën e re, do të ndalohet edhe prezantimi apo shumimi i orkave dhe delfinëve në tre akuariumet e mëdha të vendit. Sipas ministres, brenda pesë viteve të ardhshme, mund t’i jepet fund edhe rritjes së vizonëve të Amerikës me qëllim që të përdoret peliçja e tyre.
Grupet e të drejtave të kafshëve, e përshëndetën menjëherë vendimin, duke e quajtur një fitore historike.
“Të hapen shishet e shampanjës. Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan në arritjen e këtij rezultati”, tha grupi PETA.
Edhe mbrojtësja më e zëshme e kafshëve në Francë, aktorja veterane Brigitte Bardor, e përshëndeti vendimin.
Mbi 20 vende evropiane kanë ndaluar apo kufizuar shumë përdorimin e kafshëve për argëtim. Rreth 400 këshilla lokalë në Francë kanë ndërkohë plane për ndalime të tilla.
Top Channel