30 shtatori shënon edhe nisjen e raundit të dytë të regjistrimeve në 35 universitet publike e private të vendit. Raundi i parë, që u mbyll në mes të shtatorit, tregoi që ekselenca, maturantët e shkëlqyer, vazhdojnë të preferojnë universitetet në vend.
“Raundi dytë nis në 30 shtator dhe mbyllet në 9 tetor. Data 10 dhe 11 tetor janë në dispozicion të maturantit për t’u ccregjistruar dhe të vazhdojë më pas me raundin e tretë”.
15 mijë maturantë u regjistruan në raundin e parë dhe rreth 7000 maturantë kanë aplikuar në raundin e dytë.
40% e maturantëve të regjistruar janë me mesatare nga mbi 8.5 deri në 10.
Janë ezauruar në raundin e parë kuotat për Mjekësi të Përgjithshme, Stomatologji, Infermieri, Farmaci, degë të Informatikës.
Janë ezauruar kuotat e degëve kryesore te Universiteti i Sporteve dhe ai i Arteve.
Kuota të lira, në raundin e dytë, ka në disa universitete rajonale dhe disa dege klasike si dege te Ekonomikut, Juridikut, degë në Universitetin
Bujqësor dhe kuota në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në fund të procesit me tre raunde, nuk do të ketë asnjë maturant, që nuk i është hapur dera e universiteteve tona për vitin akademik 2020-2021.
Top Channel