Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf npërmjet një video-mesazhi gjatë kësaj të marte ka dhënë sinjale për hapjen e Tetorit Gjerman.

Në mesazhin e tij thuhet se edhe këtë vit do të kemi javët gjermano-shqiptare.

Zingraf gjithashtu shprehet se prej Covid-19 do të ketë shumë ndryshime, pasi disa aktivitete do të zhvillohen në mënyrë virtuale dhe disa të tjerë me prani fizike.

“Përshendetje të dashur fansa të Tetorit Gjerman.

Edhe këtë vit do të kemi javët gjermano-shqiptare të kulturës dhe ky do të jetë edicioni i 14-të i kësaj serie aktivitetesh. Pandemia e Coronavirusit ka sjellë shumë ndryshime: do të ketë më shumë aktivitete virtuale të zhvilluara online, debate dhe ekspozita. Por do të realizojme edhe aktivitete me prani fizike, të gjitha jashtë, si për shembull në këtë kopsht, në ajër të pastër dhe me një concept të qartë higjene në mbrojtje të të ftuarve tanë.

Motoja e këtij viti do të jetë “ Perspektiva:Evropa”. Nga perspektiva të ndryshme do të kemi mundësi të diskutojmë dhe reflektojmë mbi Evropën, “ Çfarë është Evropa?”, “ Kush është Evropa?” dhe ndoshta “ Ku është Evropa?”. Arsye për këtë ka mjaft. Këtë vit u sinjalizua nisja e bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE, këtë vit patëm dhe kemi ende presidencën gjermane të Këshillit Evropian dhe po këtë vit, duke nisur nga nëntori, do të marrim edhe kryesimin e institucionit tjetër të madh e të rëndësishmë evropian atij të Këshillit të Evropës, anëtari i të cilit Shqipëria është prej kohësh tanimë. Por le të themi konkretisht, se ku mund të informohemi rreth programit. Ju ftoj të shikoni dhe shkarkoni aplikacionin Tetori Gjerman apo vizitoni faqen tonë të internetit www.tetori-gjerman.com.

Pres më gëzim një Tetor Gjerman të mbushur me ngjarje dhe shumë takime me ju.”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorit gjerman.

Top Channel