Kryeministri Edi Rama

Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme kryeministri Edi Rama tha se janë 70 projekte të rindërtimit vetëm në Tiranë, si një nga zonat më të prekura nga Tërmeti.

Sipas tij këto projekte rindërtimi do të kthehen në vend pune për 15 mijë persona.

“Procesi i rindërtimit ka qenë një përparësi e vazhdueshme të paktën për atë kohë që ishim në terren. Janë 70 projekte të rindërtimit në zbatim në Tiranë mbi 70 mijë persona që do të strehohen, rreth 15 mijë vende pune. Do të ketë edhe 30 projekte të tjera në total, që impakton jetën e 125 personave, shumë familje që kthehen në shtëpitë e tyre dhe 2 mijë vende pune direkte. Në këto projekte do të jenë 31 pallate e  220 banesa individuale. Gjithë ky bllok pallatesh është një kohë shumë ambicioze nga shtrirja, është volum që kërkon injektim të fuqishëm financiar. Kjo e bën rindërtimin proces rimëkëmbje, një gjë është e sigurt që në periudhën afatmesme në dy vitet e shtrira Shqipëria ka paketën e investimeve pa cënuar nivelin e borxhit publik”, tha kryeministri.

Top Channel