Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat.
Rama tregoi detaje se çfarë do të ndodhë me bizneset dhe detyrimet e tyre, ku biznesi i vogël është më i çliruari.
“Biznesi me 100 milionë lekë xhiro i çliruar nga tatim fitimi dhe TVSH-ja, ndërsa biznesi i vogël deri 140 milionë lekë xhiro, çlirohet nga tatim-fitimi por ka TVSH, por është edhe çlirimi nga inspektimet dhe inspektorët, gjë që përbën problem të madh. Nuk do të ketë më inspektime. Me procesin e digjitalizimit të përgjithshëm, biznesi i vogël do të përfshihet thjesht në sensin e mbajtjes së llogarive. Duke çliruar biznesin e vogël kemi çliruar aleancat në funksion të garantimit të tij. Çdo e ardhur e biznesit të madh taksohet”, tha Rama.
Top Channel