Rama nga Durrësi: Injorancë e madhe për ata që hedhin poshtë investimet

29/09/2020 11:48
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit për startimin e programit të financimit të Bashkimit Europian për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë program përfshihet restaurimi dhe rijetëzimin i monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Gjatë fjalës së mbajtur Rama theksoi se shumë prej njerëzve i hedhin poshtë këto investime masive për të mirën e qytetarëve, duke theksuar se kjo gjë është injorancë nga ana e tyre.

“Këto investime rëndom i hedhim poshtë me përqeshje si fasada si zbukurime si ndërhyrje shpenzimesh të kota për atë që bëjmë për të bukurën në vend. Është dritshkurtësi e madhe është injorancë e madhe t’i konsiderosh këto investime masive përfshirë edhe këtë investim masiv të BE në funksion të Shqipërisë evropiane”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA