Rama: Do të rikthejmë në punë 13 mijë personat që u dëmtuan nga pandemia

29/09/2020 13:42
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat.

Rama tha se 13 mijë personat që ngelën të papunë gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 do të rikthehen, sipas tij madje shifrat e papunësisë do të ulen akoma dhe më shumë.

“Është hapur programi për ripunësimin për ata që humbën punën gjatë karantinës , 13 mijë persona ende të papunësuar me emra konkretë të regjistruar. Krahasuar me vendet e tjera hymë tek vendet që kemi humbur më pak, jemi sot në kushtet kur numërohen 1 milionë në Rumani, 45 mijë në Kosovë, Serbia 200 mijë, Kroacia 200 mijë, Bullgaria rreth 100 mijë. Kjo është për të thënë që duam t’i ripunësojmë ata që ishin në punë prandaj kemi vendosur në dispozicion programin e punësimit. Qëllimi është që në harkun e një viti do ta tejkalojmë nivelin e shkurtit. Shifra zyrtare që kemi arritur në nivelin më të ulët të papunësisë që prej 1991. Flasim në raport me numrin e përgjithshëm, pra është 11% e personave që janë në Shqipëri tashmë. Shkurti kishte nivelin më të ulët të papunësisë, kemi një sfidë të madhe për të fituar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA