Nisur nga gjendja rënduar e shkeljeve rrugore dhe përfshirja në ngjarje rrugore e disa mjeteve, Policia Rrugore organizoi kontrolle të befasishme për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit për dy ditë rresht.

Nga kontrolli u testuan 1965 drejtues mjetesh nga ku rezultuan 47 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit ku u ndëshkuan me gjobë deri 10 000 lekë dhe pezullim leje drejtimi 6 deri 12 muaj si dhe u arrestuan 13 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Gjithsej nën efektin e alkoolit kanë rezultuar 60 drejtues mjetesh. Ndërkohë sipas policisë, operacionet do të vijojnë.

Top Channel