Armenia ka dërguar luftëtarë kurdë të PKK-së dhe pjesëtarë të së ashtuquajturës Ushtria e fshehtë për çlirimin e Armenisë, ASALA, në rajonin e Nagorni-Karabakut, ku kanë shpërthyer përplasje të forta ushtarake mes dy vendeve.
“Armenët miratuan një strategji të re kombëtare që tregon qartë se ata duan të pushtojnë territore te reja në Azerbajxhanit,” tha i dërguari i këtij vendi në Ankara, Khazar Ibrahim.
Disa ditë më parë, në shtypin turk u shfaqën raporte sipas të cilave njësitë kurde YPG, të konsideruara si terroriste nga Turqia, pasi kishin marrë trajnim në Irak e Siri, janë transferuar në rajonin azer të Nago-Karabak, i cili është i pushtuar nga Armenia.
Raportet pretendonin se qëllimi i tyre ishte të stërvisnin milicitë armene kundër Azerbajxhanit dhe në fund të fundit të hapnin një front të ri lufte kundër Turqisë.
Top Channel