“Përbindëshi” xheloz vret me sëpatë të fejuarin e ish-gruas kur mësoi se do të martoheshin

29/09/2020 19:05

Një burrë në Rusi ka qëlluar për vdekje me sëpatë të fejuarin e ish-të dashurës kur mësoi se çifti do të martoheshin.

37 vjeçari Almaz Malikov raportohet se sulmoi 32 vjeçarin Yegor Babenko në qytetin perëndimor të Naberezhnye Chelny më 18 shtator.

Sipas raportime Malikov kishte vënë pritë ndaj viktimës së tij pranë vendit të punës së ish-gruas Aigul Zinnatova.

Çifti u takuan dhe po shkonin drejt makinës së tyre kur Malikov u afrua për sulmin me sëpatë.

Duke kujtuar momentin e tmerrshëm Zinnatova tha për mediat lokale: “Malikov erdhi drejt nesh dhe Yegor u konfrontua me të, duke më dhënë mua shansin për të shpëtuar.”

Sulmi i ndodhur në mes të ditës është kapur nga disa kamera të makinave që kalonin në rrugë.

Në një nga videot shihet një burrë i veshur me të zeza që godet pa mëshirë Babenko me sepatë.

Sulmi brutal ndaloi vetëm kur trupi i Babenko nuk tregonte më shenja jete, thanë dëshmitarët.
Zinnatova tha: “Pari vrau Yegor, ai [Malikov] nisi të kërkonte për mua.

“Ai do të më kishte goditur për vdekje nëse do të më kishte gjetur.”
Dëshmitarët kishin thirrur ambulancën dhe policinë.

Dëshmitari Ivan Nikholat tha: “Burri [Yegor] ishte me fytyrë përtokë duke tentuar të merrte frymë. Kokën e kishte të hapur nga goditja.”
Pas largimit nga skena, Malikov u dorëzua në polici dhe tregoi të gjitha detajet e ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë Elvira Gazizova tha: “Autori e kishte planifikuar sulmin dhe po priste që viktima të vinte në grackën e tij. Ai kishte lëshuar qenin e tij të egërsuar ndaj viktimës dhe e goditi në kokë disa herë me sëpatë”.

Zinnatova ishte divorcuar nga Malikov dy vjet më parë, sipas raportimeve për dhunë shtëpiake dhe varësi nga bixhozi.

Ata kanë dy fëmijë së bashku gjashtë e tetë vjeç.

FOTO GALERI
2/6
Almaz Malikov Aigul duke hyre ne vendin e punes se Zinnatova

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA