Konflikti armeno-azer/ Mund të përplasë Turqinë me Rusinë

29/09/2020 11:13

Përshkallëzimi i konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni-Karabak shton mundësinë që aty të përfshihen dhe fuqi të mëdha si Rusia e Turqia.

Ajo që duket si një luftë lokale për një rajon shkëmbor me peshë mjaft të vogël strategjike, mund të marrë një rëndësi krejt tjetër duke vendosur në kurs përplasjeje Moskën me Ankaranë. Rusia ka një marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje me Armeninë që mund të hyjë në fuqi nëse luftimet përhapen në këtë vend, ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, është aleate me Azerbajxhanin. Të hënën, një këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë lëshoi një deklaratë duke dënuar Armeninë.

“Ne besojmë se ky konflikt mund të zgjidhet përmes negociatave paqësore, por pala armene nuk ka treguar asnjë interes deri më tani,” thuhej në deklaratë. Rusia dhe Turqia tashmë po mbështesin palë te kundërta në luftërat civile në Libi dhe Siri. Në të njëjtën kohë, dy vendet i kanë vazhduar marrëdhëniet tregtare mes tyre e Turqia përpara disa kohësh bleu nga rusët sisteme anti-ajrore, duke zemëruar SHBA-në. Megjithatë, një agjenci turke e lajmeve njoftoi se gjatë luftimeve të fundit, dronë të prodhimit turk godisnin shënjestra në Nagorni-Karabak, duke ngritur perspektivën e një beteje me palë të treta në këtë enklavë.

“Shkelja e armatosur e një ish-territori sovjektik nuk është diçka të cilën Rusia do ta shohë me sy të mirë”, thotë Dmitry Trenin, drejtori i Qendrës Carnegie në Moskë. “Kjo mund të kalojë një vijë të kuqe” që nuk është shkelur më parë”, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA