“Kam të drejtë të vendos për trupin tim”/ Protesta në Meksikë, gratë kërkojnë legalizimin e abortit

29/09/2020 17:25

Aktivistët e abortit janë përleshur me policinë gjatë marshimit “Një ditë për dekriminalizimin e abortit në Amerikën Latine dhe në Karaibe” në Mexico City.

Gratë me shami të gjelbra, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për liri të zgjedhjes në Amerikën Latine, u mblodhën në kryeqytet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt.

Ato kërkojnë legalizimin e abortit, i cili është i ndaluar në pjesën më të madhe të Meksikës. Aborti lejohet vetëm në situata të veçanta, siç është përdhunimi.

Demonstruesit u përleshën me policinë në të cilën hodhën koktej molotovi, ndërsa iu kthyen me gaz lotsjellës.

Kodi penal në Meksikë konfirmon dënim prej një viti deri në tre vite burg për të gjithë që ndihmojnë gratë për të ndërprerë shtatzëninë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel