Jeta e shtrenjtë e William-it dhe Harry –t/ Princ Charles ka paguar më shumë se 6 milionë për t’i mbajtur

29/09/2020 15:48

Një investigim i gazetës Daily Express mbi bilancet e Klarence House për periudhën prill 2019 deri në mars të 2020, tregoi se princit Charles i është dashur të japë shumë para për të mbajtur dhe mbështetur familjet dhe projektet e dy fëmijëve dhe nuseve te tyre.

Për këtë qëllim, princi duket se ka shpenzuar më shumë se 6 milionë euro. Ka mjaftuar ky informacion që në rrjet të shpërthejnë debatet.

Po sipas këtij raporti, mbreti i ardhshëm duket se u ka kaluar një pjesë të ardhurave vjetore që rrjedhin nga Dukati i Kornuollit, të ardhura që gjatë 12 muajve të fundit të ardhurat kapen shifrën e 24 milionëve, fëmijëve dhe familjeve te tyre për të gjitha shpenzimet, duke filluar që nga jeta e përditshme e deri tek eventet dhe projektet.

Burime nga monarkia britanike konfirmojnë se ndërkohë se princ Harry dhe ish –aktorja Markle, që kurse janë zhvendosur në Amerikë, kanë filluar t`i fitojnë të ardhurat në mënyrë të pavarur, madje dhe shërbimin e rojes private, për të cilën u akuzuan se shpenzonin shifra të larta, thuhet se e sigurojnë vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA