I zhdukur prej 10 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
29/09/2020 13:41
Një 51-vjeçar rezulton i humbur prej të paktën 10 ditësh. Alarmin e kanë dhënë familjarë të shtetasit Mark Daka nga fshati Gurëz. Sipas tyre, Daka ka prej disa vitesh probleme të shëndetit mendor.
Ai qëndronte te njëra nga motrat e tij me banim në Lushnje, po largohej nga banesa pa lajmëruar. Një nga të afërmit e tij Gjelosh Qerimi tregon se ai pas largimit nga e motra ka qëndruar për pak ditë në fshatin e tij, Gurëz, nga ku dhe ka humbur gjurmët e nuk është parë më.
Të afërmit kanë kërkuar ndihmën e policisë së Kurbinit për gjetjen e tij, ndërsa vijojnë dhe vetë kërkimet për të.
Top Channel