Fotot/ Tirana zbukurohet nga fotot e nxënësve ekselentë, Veliaj: Dija, puna e dashuria reklama më e mirë e qytetit

29/09/2020 10:26
Erion Veliaj

E kthyer tashmë në një traditë nga Veliaj, edhe këtë vit Bashkia e Tiranës do të vendosë në rrugët kryesore fotografitë e nxënësve ekselentë.

Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, do të vendosen fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.

Si çdo vit Bashkia Tiranë  do të nderojë gjatë Tetorit nxënësit më të mirë të qytetit në çdo stendë reklamash.  Ne besojmë se dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit tonë”, shkruan Veliaj.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurt e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA