Fliste për saktësimin e adresave të votuesve, Lleshaj bën ‘gafën’ e papritur! Ngatërron dy herë datën e zgjedhjeve

29/09/2020 12:31

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për shtyp, teksa fliste për saktësimin e adresave për qytetarë dhe për qendrat e votimit ka bërë një gafë duke ngatërruar dy herë datën e vendosur për zgjedhjet.

Teksa po lexonte vendimet e marra Lleshaj ngatërroi datën ku në vend që të thotë ‘zgjedhjet e 25 prillit’ tha ‘ zgjedhjet e 21 prillit’.

“Elementi kyç është kushtëzimi i të gjitha shërbimeve publike dhe jo publike. Çdo qytetar do të ketë adresën e tij. Dëshiroj të ritheksoj me forcë se procesi i përditësimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e datës 21 prill, 2021. E përsëris dhe një herë procesi i përditësimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e datës 21 prill, 2021’- shprehet Lleshaj duke bërë një lapsus të vogël në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka caktuar datën 25 prill 2021 si datën e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

Top Channel