Presidenti i Togos, Faure Gnassingbe ka emëruar sot kryeministren e parë femër të vendit dhe të kontinentit.

60 vjeçarja Victoire Tomegah Dogbe zëvendëson Komi Selom Klassou, i cili dha dorëheqjen të premten nga posti që mbante prej vitit 2015.

Dogbe është e respektuar në Togo pasi ka shërbyer në disa poste me qeverinë e Gnassingbe duke përfshirë dhe atë të shefes së stafit të presidentit dhe ministres së rinisë e zhvillimit.

Para se të hynte në politikë ajo punonte me Programin e Zhvillimti të OKB (UNDP) sipas informacioneve të agjencisë.

Emërimi i saj vjen pas një rotacioni të kabinetit që ishte shtyrë prej pandemisë së koronavirusit dhe pas rizgjedhjes së Gnassingbe, i cili ka sunduar në Togo që prej 2005.

Ky i fundit mori pushtetin nga i ati që sundoi për 38 vjet, që prej grushtit ushtarak të vitit 1967.

FOTO GALERI
2/3
60 vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i cili dha dorëheqjen të premten

Top Channel