Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe.
Raportohet se një vogëlushe 6 vjeçare, ka rënë nga një pemë pranë shkollës e si rrjedhojë ka humbur jetën. Vogëlushja e quajtur Ella Henderson, vdiq gjatë fundjavës në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërsa ditën e sotme, familja e vogëlushes e kanë përcjellë për në banesën e fundit trupin e saj të pajetë.
“Ella ishte vajza jonë e bukur. Ne duam të falenderojmë mësuesit, shërbimet e urgjencës të cilët bënë gjithçka për ta ndihmuar vajzën. Por ashtu ishte e shkruar, ajo tashmë nuk është pranë nesh. Gjithashtu më duhet të falenderoj të gjithë fondacionet e ngritura, që ndihmuan në realizimin e funeralit, ashtu sikurse ime bijë e meritonte. Ajo ishte e guximshme, e fortë, e donte jetën. Do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, u shpreh mamaja e Ella-s.
Top Channel