Cakaj takon Wadephul: Shqipëria përparime të dukshme lidhur me detyrimet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

29/09/2020 17:36

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme, zhvilloi një takim me Nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU në Gjermani, Johann Wadephul.

Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë Shqipëria, sa i përket zbatimit të detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për mbylljen e reformës zgjedhore, sipas vullnetit të palëve dhe në përputhje me përcaktimet në përfundimet e Këshillit të marsit 2020.

“Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tej, në shërbim të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij lidhur me takimin e zhvilluar.

Top Channel