Babait identifikon copat e trupit të së bijës, pas vrasjes nga pedagogu i historisë në Rusi

29/09/2020 18:14

Babai i tmerruar i një vajze të re tha sot se iu deshën dy ditë të identifikonte trupin e saj të copëtuar, pas vrasjes nga një historian rus.

24 vjecarja Anastasia Yeschenko ishte qëlluar me armë e më pas trupi i saj qe copëtuar nga i njohuri si “ekspert i Napoleonit” , thanë prokurorët.

Akademiku 64 vjeçar Oleg Sokolov – i cili vishej shpesh si gjenerali e perandori francez – kishte hedhur pjesët e trupit të studentes në lumin e Shën Petersburg, u tha në gjyqin e vrasësit.

Babai i Anastasias, Oleg Yeschenko tha se i ishte dashur të identifikonte trupin e bijës së tij nga copat e nxjerra nga lumi Moika.

“Më 11 e 12 mars kam indetifikuar kokën, krahun dhe trungun e bijës time”, tha ai në dëshminë e tij.

Nëna e viktimës Galina tha se e dinte se e bija kishte nisur një marrdhënie me Sokolov por ‘hezitonte’ të martohej me historianin, që ishte dhe mësues i saj në universitet.

“Ajo pati një debat me Sokolov sepse donte të shkonte në ditëlindjen e një shoqeje. Ai e goditi dhe e quajti mosmirënjohëse”, tha e ëma në gjykatë.

Një fqinj i Sokolov tha në dëshmi se kishte dëgjuar çiftin që bërtisnin gjatë një argumenti, natën që studentja e doktoraturës u vra.

Angelina Volskaya, tha se kishte dëgjuar sherrin e fundit të çiftit nga muret e holla të apartamentit të saj.

“Dëgjova Yeshchenko që i bërtiste: ‘Mos më prek të lutem’. Dëgjova të paktën pesë goditje pas të cilave vajza i tha të mos e prekte. Ndërsa më pas i tha: ‘Mirë, nuk do të shkoj asgjëkundi, ti nuk je bastard, vetëm mos më prek’, dhe më pas dëgjova një ulërimë të fortë, dy ose tre herë”.

Mjeku ligjor Viktor Vasilenko, tha: “Vdekja ka ndodhur katër-pesë ditë para gjetjes së pjesëve trupore. Sokolov ishte përpjekur ta mbyste por kjo nuk ishte shkaku i vdekjes. Ai më pas e kishte qëlluar katër-pesë herë, tre prej të cilave e kishin goditur”.

Sokolov, i cili ka marrë çmimin francez Legion d’Honour, akuzohet për vrasjen dhe copëtimin e trupit të Yeschenko, me të cilën kishte luajtur në disa pjesë të jetës së Napoleonit.

Gjykata do të dëgjojë më vonë mbrojtjen e vrasësit.

Avokatët e tij kanë fituar të drejtën për marrjen në konsideratë të mesazheve të së dashurës së tij, me të cilat ai pretendon se e kishte kërcënuar.

FOTO GALERI
1/7
Autoritetet kerkojne ne lumin Moika per pjese te trupit te viktimes

Top Channel