U infektua me Covid-19/ Manastirliu reagon për Silva Binon: Gjendja e saj….
28/09/2020 14:06
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar shërim të shpejtë prof. Silva Binos e cila prej disa ditësh është infektuar me covid-19.
Manastirliu ka informuar se Bino po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.
Më tej ajo shton se Bino është në gjendje të stabilizuar.
Postimi i Manastirliut:
I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.
Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.
Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë
#Bashkë
Top Channel