Teksa pritet që viti i ri akademik të nis në fillim të nëntorit, studentët duhet të shlyejnë deri në 30 shtator detyrimet e vitit të shkuar.

Por studentët e ciklit master në fakultetin e drejtësisë kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimit për shkak të pamundësisë ekonomike si dhe mësimit që kanë zhvilluar në auditore.

“Viti akademik për studentët e “Masterit” filloi në gjysmën e Nëntorit. Vetëm pak ditë më pas ndodhën tërmetet e Nëntorit 2019, dhe mësimi u ndërpre për dy javë. Më pas, erdhën pushimet e fundvitit, cka i ktheu studentët në auditore në javën e dytë të Janarit. Në Mars, do të fillonte gjendja e pandemisë cka solli ndërprerjen e mësimit sërish. Praktikisht, studentët e masterit kanë bërë vetëm dy muaj mësim Janar – Shkurt, dhe nuk të paguajnë të njëjtën tarifë sikur kanë bërë rregullisht. Edhe shërbimet e marra nga studentët gjatë kësaj kohe kanë qenë fare minimale”, shprehet studenti

Studentët e masterit të drejtësisë i kanë dërguar ministrisë së Arsimit dhe rektoratit të Universitetit të Tiranës një peticion për rishikimin e tarifave, në të kundërt paralajmërojnë protesta.

Zëri i studentëve të dëgjohet, ose do hedhim hapin e rradhës  protesta të cilat e kanë treguar se diktojnë ministrinë e arsimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA