Kryesocialisti Edi Rama mblodhi shtabin e fushatës elektorale të cilëve u kërkoi intensifikimin e takimeve në çdo qark.
Por sa i kënaqur është Edi Rama me punët e deritanishme përgatitore për betejën e 25 Prillit. Përgjigja që dha më shumë se sa një prononcim rutinë për median ishte një mesazh i drejtpërdrejtë publik për drejtuesit politik në qarqe.
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë”, u shpreh Rama.
Ndërkohë socialistët mblodhën edhe grupin parlamentar nga ku Taulant Balla u ka kërkuar çdo deputeti të përfshihet në takime duke mos lënë pa shkuar edhe në zonat më të thella të vendit.
Muhamed Veliu
Top Channel