Preket nga Covid-19 specialistja e ISHP-së, Silva Bino shtrohet tek Infektiv…
28/09/2020 13:11
Shefja e Epiedemiologjisë pranë IShP-së, Silva Bino është infektuar me Covid-19.
Top Channel mëson se Bino është shtruar në spitalin infektiv prej tre ditësh. Besohet se ajo është infektuar nga një kontakt i afërt familjar me virusin sars-cov-2.
Bino ka qenë një nga mjeket më të angazhuar për situatën e covid-19 në vendin tonë, duke këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes për vetën dhe të tjerët.
Top Channel