Oficeri Hekuran Bregu komandohet në krye të OFL-së
28/09/2020 16:06
Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.
Sipas gazetares Anila Hoxha, ai është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.
OFL-ja gjatë ditës së sotme është përfshirë edhe nga një pezullim nga detyra të drejtorit Artan Shkëmbi. Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre, pasi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.
Top Channel