Naftëtarët e Ballshit vendosën që këtë të hënë të hyjnë në grevë urie për shkak se nuk kanë pasur një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura.

Pas kalvarit të protestave për paga e papaguara dhe rifillimin e punës, një përfaqësi e naftëtarëve të uzinës vendosën të ndërmarrin këtë veprim ekstrem.

Ata kanë nisur grevën e urisë në hyrje të uzinës, në të njëjtat ambjente ku u futën edhe herën e parë.

Tepër të indinjuar, naftëtarët thonë se janë të gatshëm të vetë sakrifikohen në rast se kërkesat e tyre nuk do të plotësohen.

Ata thonë se nuk kanë çfarë të humbasin, pasi gjendja ekonomike e 900 punonjësve është tejet e rënduar.

Përfaqësua prej 10 personash e grevës së urisë ka mbështetjen e gjithë naftëtarëve.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel