Nis “Roland Garros”, Wawrinka eleminon Andy Murrayn

28/09/2020 18:20

Turneu Grand Slam i “Roland Garros” nisi dhe vëmendja në ditën e parë ishte te përballja mes Stanislas Wawrinkës dhe Andy Murray në fushën qendrore Philippe Chartier.

Ishte pikërisht zvicerani ai që triumfoi në këtë sfidë të raundit të parë, madje ishte një fitore e lehtë kundrejt britanikut teksa e mbylli sfidën 3-0. Wawrinka e dominoi totalisht këtë përballje me Murray teksa i fitoi të 3 setet me rezultatin 6-1-6-3 dhe 6-2.

Në kampin e femrave, Simona Halep e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 29 vjetorin e saj të lindjes duke u kualifikuar për në raundin e dytë të turneut parizien. Tenistja rumune, fituese e Roland Garros në 2018, eliminoi spanjollen Sara Sorribes Tormo teksa e mundi 2-0. Ishte një ndeshje që nuk pati histori me Halep që nuk i la asnjë shans kundërshtares së saj t’i kundërpërgjigjej duke e mbyllur sfidën pas 88 minutash me sete 6-4, 6-0.

U kualifikua për më tej edhe Coco Gauff që eliminoi Joanna Konta duke e mundur nr.9 të botës 2-0. Tenistja amerikane ishte në një formë të shkëlqyer dhe Konta e kishte të pamundur të përballonte lojën e saj me Gauff që i fitoi setet 6-3;6-3. U kualifikua edhe Eugenie Bouchard që mundi rusen Kalinskaya, ndërkohë që u eliminua Venus Williams që u mposht nga Schmiedlova.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA