Nis reforma për ligjin e zgjedhjeve/ Në kuvend varianti i PS, PD e LSI nxitojnë dhe japin propozimin e ri

28/09/2020 15:03

Ndryshimet e kodit elektoral kaluan në parim në parlament pa konsensusin e opozitës jashtëparlameentare.

Komisioni i Ligjeve vendosi të bashkojë 6 nisma të ndryshme në një tekst të integruar i cili pritet të kalojë nen për nen në Kuvend ditën e martë. Hapja e listave dhe pragu elektoral janë dy pikat kryesore ku u ndanë shumica dhe pakica parlamentare. Por nëse për pragun 3 përqind socialistët pranuan lëshime për hapjen e listave nuk ka tërheqje.
Modeli socialist për hapjen e listave kundërshtohet nga të dy opozitat. Në mungesë të konsensusit, përballja do të përfundojë në Kushtetuese paralajmëroi Myslim Murrizi.

E vetmja pikë ku mazhoranca dhe opozita parlamentare bien dakord është grupimi në një listë unike.

Opozita jo parlamentare ndryshe nga sa ishte përbetuar dorëzoi elektronikisht në Këshillin Politik draftin e saj për hapjen e plotë të listave. Deputetët e dalë nga listat e PD-LSi paralajmëruar se do e mbështesnin që nisma të futej në parlament nëse ajo i përmbahet ndryshimeve kushtuese.

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA