Kuvendi i Shqipërisë

Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim ditën e sotme të gjitha propozimet që janë bërë deri më tani për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kjo vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur afat deri më 1 tetor për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Në këtë seancë  që nuk do të mbahet online, por në seancë plenare,  do të diskutohet drafti me propozimet e depozituara  që solli jo pak debate mes palëve politike. Në draftin e PS, parashikohet që të hapen listat 100% por formula që kanë propozuar e bën të vështirë ndryshimin e renditjes së kandidatëve nga partia politike, pasi konkretisht, Partia Socialiste kërkon që renditja e kandidatëve të bëhet në rend shifror.

Ndërsa pragun zgjedhor, PS e propozon të jetë 3% në rang kombëtar. Propozimi tjetër që do shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve nuk ndryshon shumë nga i PS-së. Bëhet fjalë për një propozim të disa prej deputetëve të opozitës parlamentare të cilët ndonëse kërkuan hapjen e listave, propozuan një formulë që i lejon kryetarit të partisë të mbyllë listat deri në 1/3.

Gjithashtu sot do të shqyrtohet propozimi i deputetit Andi Përmeti që gjithashtu parashikon mbylljen e listave deri në 1/3 e saj. Ky propozim pritet t’i bashkangjitet draftit të Partisë Socialiste. Ndërkohë,  diskutime do të ketë edhe për draftin e “Nismës Thurje” të depozituar nga Ralf Gjoni që në muajin janar të këtij viti që parashikon hapjen e listave 100%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA