Ish-luftëtari i UÇK-së kthehet në fermer të frutave të rralla që nuk i keni parë ndonjëherë

28/09/2020 15:00
Fermeri Zija Keshi

Ish-luftëtari i UÇK-së, Zija Keshi na ka njohur ditën e sotme me bimë të panjohura më parë  përmes emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai ka rritur 16 bimë nga vende të ndryshme të botës në kopshtin në Dibër. Emra frutash që nuk i kemi dëgjuar më parë, si rrushi ribiza që lufton aneminë, sëmundjet në veshka apo prostatën.

A keni dëgjuar ndonjëherë  për dardhën japoneze, rrush serezi të kuq, mollë kubane apo lajthi turke? Këto gjenden të gjitha në kopshtin e Zija Keshit i cili rrit vetëm fara të veçanta.

Ai shprehet se qytetarët duhet të njihen edhe me një kulturë të panjohur më parë. Sipas tij duhet të mësojnë se ekzistojnë edhe bimë të tjera medicinale që shërojnë shumë sëmundje si boronica e kuqe e malit, goxhiberri apo molla diamante që shëron diabetin.

Në kopshtin e tij është edhe një frut shumë i veçantë i quajtur molla Real Love, e cila është me origjinë kubaneze, ka një shije të athët e është ndryshe nga mollët e tjera sepse edhe jashtë edhe brenda është në ngjyrën vishnje.

“Pas luftës në Kosovë emigrova në Itali dhe u ktheva pranë familjes  dhe kultivova sherbelën në fillim. Çdo fut që shitet shkon nga ferma direkt në familje. Ka fruta nga e gjithë bota dhe bimë medicinale. Pse të mos kultivojmë një kulturë të panjohur më parë në Shqipëri? Unë nuk do ndalem kurrë në këtë që po bëj”, thotë Zija për Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA