Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen 28 nëntori në Elbasan. 

Sipas policisë zjarri në këtë makinë ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit, teksa ishte parkuar në lagjen ’28 Nëntori’.

Policia bën me dije se makina luksoze tip ‘Porsche Panamera’ i përket E.B, ndërsa zjarri  ka dëmtuar pjesën e jashtme të mjetit.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri më tani dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme ndërsa po hetohet edhe e shkuara e pronarit të makinës së djegur.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel