Emrat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 2 vrasësve dhe 2 pjesëtarëve në grup kriminal

28/09/2020 14:21
Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve më parë. Dty pej tyre janë dënuar për vrasje me paramendim dhe dy të tjerë për marrjen pjesë në organizatë kriminale.

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit ata do t’i dërgojnë dokumentet OFL-së brenda 48 orëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA