Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e BKH-së që të aplikojnë, një ditë para mbylljes së aplikimeve.
Përmes një postimi ambasada thekson se të gjithë ata që duan të jenë pjesë dhe përmbushin kriteret duhet ta provojnë për të qenë pjesë e FBI-së shqiptare.
“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.
Kujtojmë se më 8 shtator është hapur gara për 60 hetuesit që do të përzgjidhen për të qenë agjentët specialë të BKH-së, të cilët pasi të kalojnë fazat do të trajnohen me agjentët e FBI- së në SHBA.
Top Channel