Teodor Keko, bohemi i fundit/ Sonte në “Exclusive”, rrëfimi i bashkëshortes dhe miqve

27/09/2020 12:26

Qysh në mesin e viteve 1980 njerëzit më të formuar të Shqipërisë shqiptuan urgjencën e refuzimit të mesatarizmit në letërsi e arte, pikërisht atje, ku përpunohej mendimi.

Ndaj prej viteve 1985 e këndej, u formua një brez që kishte sjellje dhe mendime tjetërsoj. E vërteta është se ky është brezi që formuloi vullnetin epokal nën sloganin “E duam Shqipërinë, si e gjithë Europa“, dhe pikërisht kësaj gjenerate i përkiste dhe njeriu i lirë, Teodor Keko.

Teodor Keko: Unë nuk flas për puce. Unë jam shkrimtar, nuk flas me gjuhën e politikanëve, mendoj që njerëzit duhet të jenë më paqësorë. Unë nuk jam natyrë luftarake, përpiqem që të them diçka në sensin pozitiv.

Xhuli Keko (gruaja e Dori Kekos): Dori vuante kur nuk arrinte t’i thoshte gjërat ashtu siç i mendonte, për arsye se kishte frikë mos lëndonte dike.

Bardhyl Londo (shkrimtar): nuk duronte dot padrejtësinë, nuk duronte dot arrogancën dhe po ta shikosh, e gjithë jeta e tij është në kundërshtim pikërisht me këto dy gjëra.

Prec Zogaj (publicist, shkrimtar): ..ishte një njeri që lëvizte kudo, ishte natyra e tij e arsyetimit ashtu, natyrë bohemi, mendje hapur.

Natasha Lako (shkrimtare): Ishte shumë i lirë dhe standartizimet nuk i pëlqenin.

Besnik Mustafaj (shkrimtar): Në fjalën që mbajta në ditën e fundit të përcjelljes së tij, unë i thashë ti je si Shën Mateu.

Xhuli Keko (gruaja e Dori Kekos): Unë kam disa letra që Dori më ka lënë në disa momente të caktuara.

Te dielën në 20.15 në Exclusive, Teodor Keko, bohemi i fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA