Sot në mbrëmje qielli do të ketë një pamje spektakolare, sepse është Super Hëna.
Si çdo vit, “Nata Ndërkombëtare e Hënës” është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror.
“Është diçka që i intereson të gjithë botës. Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën. Mund ta admironi atë nga dritaret e qytetit të madh apo nga ndonjë cep i një pjese të vogël. Sot është një mundësi për të hyrë në kontakt me këtë trup qiellor që ka pasur gjithmonë një domethënie të madhe për kulturat dhe shoqëritë e çdo epoke“, thotë shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young.
Në 2500 vende, astronomë dhe romantikët do pajisen me dylbi dhe teleskopë për të parë hënën. Gjithashtu ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë televizione.
Top Channel