Nga 1 tetori hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, ja protokollet që duhet të ndiqen

27/09/2020 14:14

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura.

Këto subjekte do të duhet të zbatojnë rregullat anti-COVID për t’u lejuar të ushtrojnë aktivitetin edhe në ambientet e brendshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar edhe protokollet e sigurisë për pishinat e mbyllura.

Lexoni edhe këtë: https://top-channel.tv/2020/09/27/protokollet-e-sigurise-per-baret-dhe-restorantet-msh-nga-1-tetori-hapen-ambientet-e-brendshme-vijojne-te-jene-te-mbyllura/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset të respektojnë protokollet e vendosura. Çdo shkelje do të konsiderohet cënim i shëndetit të qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas rregullave në fuqi.

Kujtojmë se, vijojnë të mos lejohen aktivitetet e lounge-bar dhe klubeve të natës, disko etj. sipas legjislacionit në fuqi. Më poshtë gjeni protokollet për bar-kafe, restorante dhe pishina të mbyllura:

FOTO GALERI
1/7

Top Channel