Mikrob vdekjeprurës në ujë, alarmohen qytetarët në Teksas

27/09/2020 13:22

Banorët e Lake Jackson në Texas janë paralajmëruar që të mos përdorin ujin e rubinetit pasi një mikrob vdekjeprurës që konsumon trurin u gjet në rezervuarin publik të ujit në qytet. Testet konfirmuan praninë e Naegleria Foulerit në sistem.

Ameba mund të shkaktojë infeksion në tru që shpesh herë është fatal. Infeksionet janë të rralla në SHBA me 34 të raportuar nga viti 2009 deri në 2018.

Zyrtarët në Lake Jackson thanë se po dezinfektonin ujin por nuk e dinin se sa kohë do të duhej për këtë. Tetë komunitete në Teksas u paralajmëruan natën e të premtes të mos përdornin ujin e rubinetit për asnjë arsye, përveçse për tualetet. Paralajmërimi u hoq të shtunën për të gjitha rajonet përvec Lake Jacskon, një qytet me më shumë se 27 mijë banorë. Autoritetet atje thanë më pas se njerëzit mund të fillonin të përdornin ujin por duhet ta zienin atë para se ta konsumonin. Banorëve po ashtu u tha të merrnin edhe masa të tjera, përfshirë mos lejimin e ujit të hyjë në hundë kur ata bëjnë dush. Qyteti paralajmëroi se fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar ishin vecanërisht vulnerabël.

Një hetim i ujit në qytet nisi pasi një 6 vjecar u prek nga mikrobi dhe humbi jetën më herët këtë muaj. Naegleria Fowleri shfaqet në mënyrë natyrale në ujë dhe gjendet në të gjithë botën. Ajo zakonisht infekton njerëzit kur uji i kontaminuar hyn në trup përmes hundës dhe më pas udhëton drejt trurit. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se infeksioni zakonisht ndodh kur njerëzit bëjnë not ose zhyten në vende me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë. Sipas saj, njerëzit nuk mund të infektohen duke pirë ujin e kontaminuar dhe ai nuk mund të kalojë nga një person tek tjetri. Simptomat e të infektuarave janë ethe, të vjella dhe përzierje si edhe dhimbje koke. Pjesa më e madhe e të prekurve, vdesin brenda një jave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA