Sezoni i ri në futbollin shqiptar ishte parashikuar të startonte më 12 Shtator por kur kanë kaluar dy javë, ekipet kanë zbritur por e kanë bërë këtë vetëm për protestë. Liga profesioniste insiston në kërkesat e saj bashkë me FSHF-në por situata nuk duket aspak e mirë.

Këtë radhë, klubeve profesioniste iu bashkaun dhe të rinjtë e akademisë.

Skuadrat zbritën në tapetin e blertë por për të dëgjuar fjalimin e rakorduar mes të gjithëve kapitenëve, dhe jo për ndeshjet zyrtare. Në stadiumin Niko Dovana, kapitenët e Teutës dhe Kukësit, Renato Arapi dhe Blerim Kotobelli formalizuan refrenin.

FSHF dhe Liga profesioniste insistojnë se kanë minimizuar kërkesat. Sipas tyre ka nevojë urgjente vec të tjerave, për ndryshime në ligjin e sponsorizimeve.

Top Channel