Njerëzit e prekur nga Covid-19, krahas problemeve fizike, mendore, financiare, që duhet të kapërcejnë, përballen edhe me paragjykimet e njerëzve.

Ka persona, që e telefonojnë natën vonë 127-tën, Urgjencën, pasi duan ta fshehin nga fqinjët, komuniteti dhe njerëzit në vendin e punës, që janë infektuar nga Covid-19.

Ka që në kohët e vjetra kjo punë. Gjyshet tona nuk tregonin kur familjarët sëmureshin nga tuberkulozi. Sot nuk tregojnë, që janë të infektuar me Covid, apo edhe që kanë sëmundje mendore. Mesa duket është natyra e njeriut.

Po, nuk tregojnë, se qëndrojnë në shtëpi dhe nuk paguhen nga punëdhënesi.

Unë e kalova Covidin dhe nuk e pata problem asnjë sekondë. U tregova të gjithëve, u izolova dhe ja dola falë mjekut dhe familjes. Nuk e shpika unë këtë sëmundje. Është globale.

Nuk ka pse të më vijë zor apo turp. Ke Covid, izolohu, mos u fshih për veten dhe të gjithë rreth e rrotull, që të mos bëhësh shkaktari për fatkeqësi, që mund t’i kishe shmangur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA