Barcelona mori 3 pikët e para në La Liga pas fitores së thellë në shtëpi ndaj Vijarrealit, në një 90 minutësh ku skuadra katalanase dominoi totalisht.
E pagëzuar me emrin Nëndetësja nga tifozët, skuadra mike zbarkoi në stadiumin kamp Nou për të bërë surprizën por u largua me një disfatë 4-0 që nuk lë vend për interpretime.
E gjithë simfonia blaugrana u regjistrua në fraksionin e parë të lojës. Ansu Fati shënoi dy herë për ekipin e Ronald Kuman para se Lionel Mesi të krijonte një avantazh më komod me një gol të lehtë nga pika e penalltisë. Makthi i miqve përfundoi herët, me një autogol të Torres pak sekonda para pushimit.
Për t’u shënuar mes ndeshjeve të La Ligës edhe suksesi i thellë i Atletikos së Madridit 6-1 ndaj Granadës. Luis Suarez bëri një debutim ëndrrash me kryeqyteasit pasi shënoi dy gola dhe krijoi asist, duke ndihmuar në dominimin e vendasve.
Kjo ishte ndeshja e parë e Barcelonës në edicionin e ri të garave në La Liga, ku deri më tani janë zhvilluar tri xhiro dhe në tabelë e kryeson Real Betis dhe Granada me nga gjashtë pikë.
Top Channel