Vizat amerikane/ Administrata Trump propozon ndryshime

26/09/2020 13:45

Administrata Trump ka propozuar një limit kohor fiks për vizat e studentëve të ndërkombëtarë, kërkuesit dhe gazetarët e huaj, duke nënvizuar shqetësimin ndaj abuzimeve me programin ekzistues të vizave dhe si potencial për shtim të rrezikut ndaj sigurisë kombëtare.

Zyrtarët shpresojnë në eleminimin e “kohëzgjatjes së statusit” për këtë kategori vizash. Propozimi, që duhet të kalohet në Regjistrin Federal nuk specifikon ndonjë vend, por thuhet se e ka marrë shtysën nga shfrytëzimi që i është bërë disa mangësive në sistem nga Kina.

Në të tre kategoritë e studentëve të huaj, studiuesve dhe gazetarëve, personat nga Kina janë ata që kanë përfituar më shumë. Aktualisht, një mbajtës i një vize F-1 mund të qëndrojë në vend derisa studenti të përfundojë një program studimi ose nëse studenti vazhdon të plotësojë kërkesat e programit.

Rregullorja e propozuar, prej 256 faqesh, e publikuar të enjten nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara do të përcaktonte datat e skadimit 4-vjeçar dhe do të ofronte dy vite për ata që marrin trajnim gjuhësor, me hapësira të kufizuara për të aplikuar për një zgjatje të afatit.

Kohëzgjatja e qëndrimit mund të reduktohet në një maksimum prej dy vitesh të qëndrimit të autorizuar në SHBA nëse një shtetas i huaj ka lindur apo mban shtetësinë e një vendi që është në listën e Shtetit Sponsor të Terrorizmit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA