Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket se do të të caktojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pavarësisht kundërshtive që ka ngjallur kjo lëvizje.
Duke cituar burime që kanë njohuri për këtë çështje, mediat amerikane, përshirë New York Times dhe CNN kanë raportuar që Trump do të emerojë Barrett. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ai tha se e ka vendosur tashmë emrin për Gjykatën Supreme, pa treguar se për cilin kandidat bëhet fjalë.
Trump dhe republikanët në Senat janë zotuar se do të gjejnë zëvendësuesen e gjyqtares, Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja liberale që vdiq në moshën 87-vjeçare në 18 shtator. Vdekja e Bader Ginsburg i jep mundësi republikanëve që të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në këtë gjykatë në 6 me 3, në kohën kur vendi është thellësisht i ndarë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjykatësit e Gjykatës Supreme kanë mandat të përjetshëm dhe marrin vendime për çështjet të ndjeshme politike, duke nisur nga aborit e emigracioni dhe deri te çështjet e të drejtave civile dhe ligjeve për armët.
Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, trump vtë e pohoi se mendon që zgjedhjet e vitit 2020 do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse ka rëndësi që ajo t’i ketë të nëntë gjyqtarët.
Top Channel