Shtyhen karnavalet e Rio de Janeiro-s/ 140 mijë viktima nga Covid-19 në Brazil

26/09/2020 12:49

Brazili ka kaluar shifrën e 140 mijë viktimave nga koronavirusi, lajm i bërë me dije nga instituti amerikan Johns Hopkins University, që saktëson se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë më shumë viktima se Brazili, deri tani 200 mijë.

Kjo situatë ka bërë që të shtyhen karnevalet në Rio de Janeiro.

Për herë të parë prej më shumë se 100 vjetësh, festa e karnavaleve në Rio de Zhanejro, që zhvillohet në muajin shkurt do të shtyhet për shkak të koronës.

Organizatorët e shoqatës së shkollave të kërcimit samba “Independent League of Rio de Janeiro Samba Schools” (Liesa) thanë se paradat e grupeve të kërcimit samba në Sambadrom do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA