Rivendosja e izolimit të pjesshëm/ 15,000 protestojnë kundër masave Covid-19 në qendër të Londrës (foto)

26/09/2020 16:17

Të paktën 15,000 protestues kanë zbritur sot në sheshin Trafalgar Square e parkun Hyde Park në qendër të Londrës për të protestuar kundër masave anti-koronavirus të qeverisë.

Disa pjesë të Anglisë, thuajse çereku i popullsisë së saj, u vendosën dje në izolim të kufizuar prej rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19.
Turmat u nxitën nga policia të zbatonin kufizimet e pandemisë dhe u paralajmëruan se dhuna nuk do të tolerohet.

Udhëheqësi i lëvizjes anti-kufizime Piers Corbyn, vëllai i ish-kreut laburist Jeremy Corbyn, ishte mes protestuesve ashtu si dhe figura të tjera të etiketuara nga qeveria si “konspiracionistë” si ish-sportisti e gazetari David Icke.

Protesta e sotme vjen një javë pas asaj ku më shumë se dhjetë oficerë policie u plagosën në përleshje dhe më shumë se 30 protestues u arrestuan.
Demonstruesit nuk mbanin maska dhe brohorisnin “Ne do të fitojmë” si dhe mbanin pankarta me slogane të ndryshme duke denoncuar masat e qeverisë.

Policia e kryeqytetit tha se ishte përpjekur të komunikonte me protestuesit gjatë javës për kujtuar detyrimet e tyre dhe rregullat e koronavirusit.
Kreu i policisë Ade Adelekan, pranonte se ka “zhgënjim të madh” për kufizimet, por protestat vënë në rrezik shëndetin e pjesmarrësve dhe të kontakteve të tyre.

“Ne nuk do të tolerojmë një përsëritje të ngjarjeve të javës që shkoi dhe oficerët do të përgjigjen shpejt ndaj skenave të dhunës”.
Protesta vijon.

FOTO GALERI
6/13
Demonstruesit nuk mbanin maska dhe brohorisnin “Ne do të fitojmë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA