Ndryshueshmëria e menjëhershme e motit nga vlera ekstremisht të larta përsa i përket muajit shtator në vlera normale sjellin dhe këto mini stuhi, të cilat herë pas herë shoqërohen dhe me rrebeshe shiu që janë dhe në sasira të konsiderueshme duke bërë që të kemi dhe rrezik përmbytje, ku më të dukshme këto reshje kanë qenë në zonat veriore, më pas ato kanë përfshirë dhe zonat qendrore e jugore.

Ndryshimet klimaterike kanë prekur edhe Shqipërinë. Pas ditëve me thatësirë dhe të nxehta, menjëherë moti ka ndryshuar në fund të shtatorit duke sjellë stuhi në vend. Reshjet e shiut në formën e rrebeshit të shoqëruara me erë kanë nisur që gjatë natës ndërkohë që do të vazhdojnë edhe ditën e diel e javën që vjen.

Pritet që e marta dhe në vijim të sjell përmirësime të kushteve të motit duke bërë që në ditët e para të tetorit të kemi mot të qëndrueshëm.

Ja të papriturat e motit. Në një hark të shkurtër kohor herë del dielli e herë reshje të forta shiu.

“Jam veshur më trashë sot se kishte shi. Ja çadrën me vete. Është zemëruar moti me ne”, shprehen qytetarët.

Top Channel