
Kryeministri i caktuar libanez, Mustafa Adib, i cili mori detyrën për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet nga shpërthimi shkatërrues i gushtit në Bejrut, njoftoi sot tërheqjen e tij pa formuar një qeveri të re, duke përmendur konfliktet politike.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve njoftoi se Adib dha dorëheqjen pas një takimi me presidentin libanez Michel Aoun, në Baabda Palace.
“Kryeministri Adib u takua me presidentin Michel Aoun për të shqyrtuar vështirësitë që ai hasi në përpjekjen e tij për të formuar qeverinë dhe paraqiti dorëheqjen e tij”, tha në një njoftim presidenca.
“Presidenti pranoi dorëheqjen dhe do të marrë masat e duhura në përputhje me kushtetutën”, shtoi ai, raporton ATSh.
Adib, një ish-ambasador në Gjermani, u caktua si kryeministër nga Aoun më 31 gusht, duke zëvendësuar Hassan Diab, i cili dha dorëheqjen pas protestave antiqeveritare të shkaktuara nga shpërthimi i 4 gushtit.
Top Channel