Laçi ende pa spital/ 10 muaj pas tërmetit qytetarët kurohen në një qendër bamirësie

26/09/2020 13:06

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga spitali i Laçit i cili u dëmtua nga tërmeti i nëntorit.  

Banorët e Laçit kërkojnë ndërrimin sa me parë të spitalit  pasi nevojat janë shumë të mëdha.

Nga tërmeti i nëntorit tashmë kanë kaluar 10 muaj dhe prej asaj dite  Laçi nuk ka një spital pasi godina ekzistuese u shemb në muajin korrik ndërsa inertet  ende të pa larguara që nga shembja e godinës së vjetër, ua kanë zbehur shpresën të sëmurëve për spitalin ri, të cilët shërbimët po i marrin në një tjetër ambient aspak të përshtatshëm.

Ata thonë së ndërtimi i një spitali të ri është i domosdoshem dhe shumë emergjent, pasi shmang kostot dhe sorollatjet e shumta në

Urgjenca e spitalit prej nentori është zhvendosur përkohësisht në ambientet e një qendre bamirësie, ndërsa për sa i takon shërbimit spitalor për pacientët e planifikuar, ata i drejtohen qyteteve te tjera.

Top Channel