Aksidenti tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit në Milano, kamerat e sigurisë zbulojnë detajet e reja, njëri prej të akuzuarve po ndihmonte të aksidentuarit
27 vjeçarja Yagmur Asik është arrestuar së fundmi në Turqi me akuzat se ka pajtuar vrasës me pagesë për të eliminuar burrin futbollist, pasi e kapi me të dashurin dhe kërkoi divorcin.
Asik i kishte kërkuar fillimisht dashnorit të saj Erdi Sungur të vriste babain e tre fëmijëve, ish-futbollistin e kombëtares turke Emre Asik, 46 vjeç, por kur i pari kishte refuzuar ajo kishte kërkuar eliminues me pagesë.
Gruaja tradhtuese e futbollistit kishte paguar 1 milionë euro për të vrarë Sungur pasi ai e kishte kapur duke e tradhtuar.
I dashuri i saj i ri Sungur ka thënë në dokumentet e gjyqit se Asik i kishte treguar gjithçka e madje kishte furnizuar me armën e krimit vrasësin, raportonte e përditshmja Hurriyet.
Yagmur ishte martuar me Emre në vitin 2012 dhe ka tre fëmijë me të. Sungur mbetet në paraburgim dhe pret gjyqin për tentativë vrasjeje.
Në dokumentet e gjyqit Sungur pranon: “Kam pasur një marrdhënie të fshehtë me Yagmur. Ajo mendonte vetëm të trashëgonte pasurinë e Emre Asık pas vdekjes së tij. Ajo më kërkoi që unë ta vrisja por unë refuzova. Një herë ajo më solli një copë mish, më kërkoi të qëlloja te copa e mishit. Unë tentova të qëlloj por dështova. Ajo bërtiti e zemëruar ‘Ti nuk mund ta bësh’”.
Pas kritikave se nuk ishte i aftë të kryente krimin Sungur kishte pajtuar vetë vrasësin me pagesë.
Në dokumente thuhet se Yagmur i dha vrasësit armën e madje e ndihmonte për të gjetur mënyrën e eliminimit të trupit.
Sipas raportimeve para se të kryente aktin, vrasësi me pagesë ndryshoi mendje dhe raportoi gjithçka te Asik, qe eshte personazh i njohur.
Asik ka luajtur me tre klubet kryesore të Stambollit, Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas – si dhe ka përfaqësuar 34 herë kombëtaren turke.
Top Channel