Foto/ Pasojat e motit të keq në Bulqizë, rrëzohen disa pemë dhe shkëputet energjia elektrike

26/09/2020 08:13

Gjatë natës dhe mëngjësit të sotëm, i gjithë rrethi u Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura e shoqëruar me erë të fortë.

Për pasojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Gjithashtu era e fortë nuk ka kursyer as pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri ku siç shihet dhe nga pamjet janë rrëzuar disa pemë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se në disa njësi administrative të Bulqizës mungon akoma energjia elektrike. Sipas parashikimit të motit, moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel